Ditën e sotme, në “Rrugën drejt 25 prillit”, kryeministri Edi Rama është ndarë te shkollat dhe universitetet në Planin e Veprimit 2021-2025.
Teksa përmendi portalin dhe dhënien e librave falas, Rama nuk kurseu as sulmet ndaj opozitarëve.
Kryeministri u shpreh për Vokshin, Markun dhe Gjekmarkajn se janë tre ministrat e KÇK-së, sharrxhinjë e arsimit, merrni me mend fëmijët tuaj në duart e këtyre, të zhytur në kënetën e zhurmës zhauritëse
Fjala e Ramës
Ja ku i keni tre ministrat e KÇK-së, dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin e saj, si sharrxhinj, sharro me sharrë dhe si shargjinj, shaj e shaj. Shaj kundër Reformës në Arsim, kundër çlirimit të shkollave nga tesktet e Bahri Fallinjve e muçove. Vetëm imagjinoni njëri, kaoni njërin dhe merrni me mend pastaj fëmijën tuaj në duart e kujtdo prej këtyre të treve. Jam krenar që Partia Scoialiste e çliroi shkollën nga kthetrat e këtyre të treve. Duke vendosur në bazën e sistemit arsimor pacënueshmërinë. Sot mësuesit e vjetër, në thonjëza të vjetër, janë të palëvizshëm, ndërsa të rinjtë e itojnë vendin e punës, përmes një institucioni, portal mësues për Shqipërinë. Plot 11 mijë janë sot të klaisifkuar në atë portal në këto vite, diçka transformuese për shkollën. Para shtatë viteve, tesktet shkollore u kushtonin shumë, lulëzonte fryma anti-ditaktike bjeri t’i biem dhe pa llogaritur dhimbjen e kokës së mësuesve, dhimbjen e kokës së orindërve. Të zhytur në kënetën e asaj zhurmë zhauritëse që sikur sulmoheshe nga mickonja dhe nuk linte fillin e mendimit të zinte rradhë. Sot tekstet e librave janë falas për 250 mijë nxënës. Nga shtëpi prestigjioze që furnizojnë me libra shkollat e Europës, me tekstet e tyre, me qartësinë e tyre sot që infrastruktura shkollore është në një transformim të vazhdueshëm, ne kemi investuar 130 mln dollarë për 230 shkolla. Rindërtimi i 120 shkollavë oër 40 mijë nxënës të tjerë. Të gjithë i kanë parë ato shkolla fantastike. Nga shkollat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian.