Rrjeti “po zien” nga kjo puthje, Fifi në një lidhje me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Fifi është një nga personazhet më të komentuar të momentit në mediat rozë. Që nga momenti kur la shtëpinë e “Big Brother Vip”, ajo është rikthyer në muzikë me projekte të reja.

Së fundmi, Fifi ka publikuar një foto me i ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi, Adis Patushin.

“Adis Patushi çfarë dua unë me ty”, ka shkruar ajo krahas imazhit, në të cilin shihen shumë të afërt.

Të lidhura

None found

Adisi ka ripublikuar foton duke shkruar: “Boom Boom”.

Në fakt dyshja qenkan në një lidhje dhe këtë e konfirmon IconStyle.

Kujtojme se divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”.

Ata kane se bashku nje djale me emrin Troi. Pavarësisht ndarjes, dy prindërit i qëndrojnë gjithnjë pranë Troit.


Shtuar 5.02.2022 10:57