Rritje e frikshme e rasteve me Covid-19 në Itali, vetëm sot mbi 94 mijë të infektuar dhe 60 vdekje

94,165 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa janë shënuar 60 vdekje. Ndryshe nga dje ku ishin 83.555 raste dhe 69 viktima.

Mediat italiane shkruajnë se, janë kryer gjithsej 357,210 teste, përfshirë antigjenike dhe molekulare, me shkallën e pozitivitetit që është rritur në 26,36%, krahasuar me 11,6% ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, në terapi intensive janë shtruar 248 pacientë, 11 më shumë se dje. Të shtruarit në pavijonet e zakonshme janë 6254, 219 më shumë se dje.

Rastet aktive në të gjithë vendin janë 835,213. Gjithsej 18,438,877 italianë janë infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 168,294 vdekje./albeu.com