Ka nisur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pas rritje së rasteve me Covid-19 në vend.
Gjatë fjalës së saj, Eugena Tomini, kërkoi nga qytetarët të ndërgjegjësohet dhe të marrin vaksinën.
“Mbështetur në të gjitha dhënat po paraqitet një trend në rritje, në rastet pozitive, duke rritur edhe rastet që kërkojnë shtrim spitalor.
Ka rritje edhe në krahasim me 4-5 muaj më parë, në 90% të bashkive kemi raste negative, popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinimin me dozën e tretë dhe të katërt. Covid ka treguar që nuk ka një sezonalitet, është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit”, tha Tomini.
Ndërsa shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka thënë se është rritur numri i të sëmurëve me Covid që kërkojnë ndihmë në spitale.
Çomo tha se pjesa më e madhe e pacientëve janë të pavaksinuar.
“Në javët e para të muajit qershor kishim ulje të numrit të pacientëve në spitale. Në dy javët e fundit shohim shtim të numrit të pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë. Së paku 5-6 pacientë në ditë. Janë persona të pavaksinuar, me vaksinë të lënë në mes dhe ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Doza e tretë është e domosdoshme. Temperaturat e larta s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, është shtuar numri. Mbi 62 vjeç është mosha më e prekur, por ka edhe mosha të reja”, tha Çomo.