Nisja e shkollave, Brataj paralajmëron shtim të infektimeve

Nisja e shkollave me orare të plota nga e hëna, pritet të sjellë shtim të rasteve të reja me Covid 19 në gjithë Shqipërinë.

Paralajmërimin e bëri të ditur anëtari i Komitetit të Ekspertëve, Skënder Brataj, i cili bëri edhe një apel për mbajtjen e masave mbrojtëse, pasi sipas tij të gjitha vendet që kanë hapur shkollat pas një periudhe kanë pasur “bum” rastesh.

“Është fiziologjike që të ketë një rritje të numrit, pikërisht për faktin se këto mosha janë mosha të pavaksinuara. Janë ata që kanë qenë më të izoluar nga ambientet e shkollës…Eksperienca ka treguar se në të gjitha ato vende ku shkolla ka filluar më përpara ka pasur një rritje”, ka deklaruar Brataj./albeu.com