Pas rritjes së çmimeve në ëkonominë shqiptare, ka ardhur edhe reagimi i disa deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Ish ministri i infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht deputet dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së është i të njëjtit mendim me planin e qeverisë për kursim dhe lëvizjen sa më pak me makinë.
“Unë përdor biçikletë” u tha ai gazetarëve të cilët e pyetën para se të hynte në Kuvend.
Ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj thotë se “qeveria duhet të marrë masa për rritjen e çmimit të naftës”.
Kujtojmë se ditën e djeshme, u mbajt edhe një protestë përpara kryeministrisë, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve./albeu.com/