Është rritur numri i viktimave nga tërmeti apokaliptik q goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e sirisë mëngjesin e ditës së martë.
Sipas raportimeve të fundit të mediave turke bëhet me dije se ka shkuar në mbi 3 mijë numri i peronave që kanë humbur jetën, ndërkohë që me mijëra të tjerë janë të plagosur.
ekipet e shpëtimit dhe forcat e emergjencave civile turk si dhe ekipet ndërkombëtare po vijojnë kontrollin poshtë rrënojave për nxjerrjen e trupave të tjerë.
Numri i viktimave në Turqi është rritur gjithashtu në orën e fundit në më shumë se 1762 të vdekur. Në Siri, të paktën 1238 njerëz kanë vdekur në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi televizioni shtetëror sirian.
Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2.400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.
Kujtojmë që tërmeti me magnitudë 7.8 rrafshoi disa qytete në Turqi dhe në Siri.