Rritet mosha për forcat e armatosura, Xhaferaj: Vendi në krizë shpopullimi, qeveria merret me pasojat dhe jo shkaqet

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj kërkoi prezencën e ministrit Peleshi teksa po diskutohej projektligji “Për karrierën në forcat e armatosura”, në të cilin janë bërë ndryshime për të përballuar zhvillimet sa i përket popullsisë së vendit gjatë viteve të fundit.

Xhaferaj tha se ndryshimet në ligj janë arnime që merren me pasojat e shpopullimit të vendit dhe jo me shkaqet e këtij zhvillimi problematik.

Me këtë projektligj janë bërë disa ndryshime. Është për të ardhur keq që qeveria po merret me menaxhimin dhe minimizimin e pasojave të shpopullimit se sa me shkaqet e tij. kemi rritur moshën e pranimit në forcat e armatosura nga 27 vjeç në 30 vjeç dhe kemi rritur po ashtu moshën e qendrimit në to”, tha Xhaferaj duke shtuar se shpopullimi i vendit po ndodh me ritme të shpejta.

Shqetësimi më madhor është kriza e shpopullimit, e cila është ulur këmbëkgryq,prandaj po bëjmë ndërhyrje ligjore. Por ne spo merremi me shkaqet e krizës, por po administrojmë dhe minimizojmë pasojat e saj.

Popullsia e Sghqipërisë sipas INSTAT ra gjatë 2002 me 1.3 për qind, kjo është rënia më e madhe që nga L2B. Ju (qeveria sh.r) nuk u morët me shkaqet, por me pasojat. Lehtësuat procedurat për ardhjen e qytetarëve nga vendet e botës së tretë. Nëse vazhdon kjo krize shpopullimi, do të marrim ushtarë mercenarë nga Bangladeshi, dhe Kenia ?!”, u shpreh Xhaferaj.

Xhaferaj shtoi se probleme me zbatimin e ligjit për ushtarakët ka patur edhe gjatë qeverisjes së demokratëve.
Ushtarakë shumë të nderuar që përgatiten të gjithë kuadrin për anëtarërimin në NATO nuk e morën gradën dhe e morën ata që donte politika”, tha ai.

 


Shtuar 19.04.2024 16:27