Rritet aktiviteti i vallkanit në Ishujt Kanarie, evakuohen të tjerë banorë

Banorët e tre lokaliteteve në ishullin La Palma (Ishujt Kanarie) u është kërkuar nga autoritetet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rritjes së aktivitetit shpërthyes të vullkanit Cumbre Vieja.

Lajmi është bërë i ditur nga mesazhet e lëshuara nga shërbimi i urgjencës në Ishujt Kanarie, raporton albeu.com.

Urdhri i evakuimit po zbatohet në Tajuya, Tacande de Abajo dhe pjesë të Tacande de Arriba, pjesë të komunës së El Paso.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende të dhëna se sa janë njerëz të tjerë janë zhvendosur.

Në orët e fundit aktiviteti i Cumbre Vieja është intensifikuar, dhe një pikë e re shpërthyese është hapur në krahun e konit aktiv./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 18:00