Një avion turistik është rrëzuar në Australi.
Si pasojë e aksidentit tragjik, katër persona kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Brisbane.
Raportohet se mes viktimave ishin dy burra dhe dy fëmijë.
Pas ngjarjes së rëndë ka nisur edhe një hetim, nga i cili mësohet paraprakisht se avioni ishte ngritur nga pista “Redcliffe” që ndodhet në verilindje të qytetit, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Trupat e pajetë, përfshirë atë të pilotit 69-vjeçar, u nxorën nga avioni rreth orës 12:00./albeu.com/