Rrëzimi i avionit në Greqi, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, ankth për kapitetin

Përpjekjet e autoriteteve për të lokalizuar 31-vjeçarin Efstathios Tsitlakidis, pilotin e Phantom F-4 të Forcave Ajrore që u rrëzua në një zonë detare në jug të Andravidës, janë të furishme.

Më herët, Shtabi i Përgjithshëm Ajror njoftoi se u gjet i vdekur 29-vjeçari nënkomandanti  Marios Michael Turoutsikas.

Njoftimi i GEA:

“Të hënën, më 30 janar 2023, në orën 10:30, një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadronit 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u përplas në zonën detare 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë vdekjen e bashkëpilotit, nënkomandant (I) Marios – Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Hetimet po vazhdojnë për kapitenin, Sminagos (I) Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç.”

Luftë për kapitenin, çfarë thotë vëllai i tij në Protothema.gr

Një burrë me të paktën 10 vjet përvojë dhe mijëra orë fluturimi, është drejtuesi i skuadriljes, Efstathios Tsitlakidis 31-vjeçar.

“Vëllai më mungon, kohët janë të vështira” janë fjalët e para të vëllait të Efstathios Tsitlakidis, në protothema.gr i cili shton me zërin që dridhet: “Me vëllanë kam folur për herë të fundit mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes mësoj se ai ka humbur. Nuk kemi asnjë informacion tjetër. Vëllai im është me eksperiencë, ka mbi dhjetë vjet në këtë punë, e kuptoni që kohët janë të vështira…” tregon për protothema.gr vëllai i të zhdukurit Tsitlakidis.

Sipas informacioneve të fundit të protothema.gr, dy pilotët e Phantom F-4 nuk kanë pasur kohë të largohen nga avioni që u rrëzua në det. Sipas të njëjtit informacion, operatorët F-4 e bënë “lundrimin e ulët” një term që do të thotë fluturim i ulët me një minimum prej 91 metrash. Nga ana tjetër, thellësia në pikën e rënies së F-4 është 1000 metra./Albeu.com.


Shtuar 30.01.2023 16:50