Një turist në Kavajë ka rrezikur të mbytet sot në det, por fatmirësisht është shpëtuar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Qerret, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet shtetasi N. T., 50 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.