Rrezik i ri! Çfarë është “kërpudha e zezë” që sulmon ata që shërohen nga COVID-19

Infeksionet mykotike mund të jenë shumë të dëmshme. Dhe një prej tyre në veçanti – mukormikoza ka shtuar peshën e vuajtjeve në një vend  tashmë të prekur nga Covid-19. Sipas disa raporteve nga India, te disa pacientë me Covid ose te ata që po shërohen  janë konstatuar shenja të një infeksioni, i quajtur “kërpudha e zezë”.

Që nga marsi i këtij viti, janë konfirmuar  41 raste  të mukormikozës të lidhura me Covid-19 në të gjithë botën, 70% prej tyre janë raportuar në Indi. Gjithashtu numri i rasteve  është shumë më i lartë, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh valën aktuale të infeksioneve me Covid-19 në Indi.

Por çfarë është mukormikoza, dhe cila është lidhja e sajme Covid-19?

Mukormikoza, e njohur më parë si zigomikoza, është sëmundja e shkaktuar nga  kërpudha që i përkasin familjes së kërpudhave ” Mukorales “. Kërpudhat në këtë familje gjenden zakonisht në tokë. Ato janë përgjegjës për infeksionet tek njerëzit që quhen  Rhizopus oryzae. Në Indi megjithatë, Apophysomyces , që gjendet në klimat tropikale dhe subtropikale, është gjithashtu shumë e zakonshme.

Në laborator, këto kërpudha zhvillohen me shpejtësi dhe kanë një ngjyrë kafe të zezë. Ato që shkaktojnë sëmundje te njerëzit zhvillohen në temperaturën e trupit  dhe në mjedise acidike.

Si mund të infektohemi me mukormikozë?

Kërpudhat në familjen Mukorales konsiderohen oportuniste, që do të thotë se  zakonisht infektojnë njerëzit  që kanë një  sistem imunitar të  dobët. Përdorimi i ilaçeve të tilla si kortikosteroidet mund të dëmtojnë sistemin imunitar ashtu si edhe një sërë kushtesh të tjera si  kanceri ose transplanted.

Ekzistojnë tre mënyra se si njerëzit mund të infektohen me mukormikozë – duke marrë sporet nga ushqimi ose ilaçet , ose kur sporet kontaminojnë plagët. Ne në të vërtetë marrin spore të shumë kërpudhave çdo ditë. Por sistemi ynë imunitar dhe mushkëritë, nëse janë të shëndetshme i parandalojnë ata të shkaktojnë një infeksion.

Kur mushkëritë tona janë dëmtuara dhe sistemi ynë imunitar është i dobët, siç është rasti te pacientët e sëmurë rëndë me Covid, këto spore mund të ngjiten  në rrugët e frymëmarrjes dhe të pushtojnë indet e trupit tonë.

Mukormikoza mund të shfaqet në mushkëri, por  hunda dhe sinuset janë vendi më i zakonshëm  i infeksionit të mukormikozës. Nga atje mund të përhapet në sy, duke shkaktuar verbëri, ose në tru, duke shkaktuar dhimbje koke.

Ajo mund të përhapet edhe në lëkurë. Infeksionet e plagëve që janë të rrezikshme për jetën janë vënë re pas lëndimeve gjatë  katastrofave natyrore  ose në  fushat e betejës  ku plagët janë ndotur nga toka dhe uji.

Në mjedis

Ka pasur shumë pak infeksione të mukormikozës në vende të tjera përveç Indisë. Atëherë, pse këto infeksione janë përhapur në Indi?

Para pandemisë, mukormikoza ishte një infeksion  shumë  i zakonshëm  në Indi në krahasim me  çdo vend tjetër. Infeksioni prek 14 në 100,000 persona  në Indi krahasuar me 0,06 për 100,000 në Australi.

Globalisht, shpërthimet e mukormikozës kanë ndodhur për shkak të produkteve të kontaminuara si  linjat e spitalit, ilaçet dhe ushqimet e paketuara.  Por përhapja e mukormikozës në Indi tregon se përhapja e infeksionit nuk vjen nga një burim i vetëm i kontaminuar.

Sipas të dhënave 94% e pacientëve që ishin te infektuar me mukormikozë kishin diabet. Mukoralet  mund të gjenden  në tokë, ushqime të kalbura, jashtëqitje të zogjve dhe kafshëve, ujë dhe ajër rreth vendeve të ndërtimit dhe ambiente me lagështi. Kur diabeti nuk kontrollohet mirë sheqeri në gjak është i lartë dhe indet bëhen  acide – një mjedis i mirë për rritjen e kërpudhave Mukorales.

Nga të gjitha rastet e mukormikozës të botuara në revista shkencore globalisht midis 2000-2017,  diabeti ka përbërë  40%  të rasteve.

Njerëzit me diabet dhe mbipeshë kanë tendencë të zhvillojnë simptoma më të  rënda të Covid-19 . Kjo do të thotë se ka më shumë të ngjarë të marrin kortikosteroide, të cilat përdoren shpesh për të trajtuar Covid-19. Por kortikosteroidet – së bashku me diabetin  rrisin rrezikun e mukormikozës.

Ndërkohë, virusi që shkakton Covid-19 mund të dëmtojë indet e rrugëve të frymëmarrjes dhe enët e gjakut, të cilat gjithashtu mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj infeksionit të kërpudhave.

Pra, dëmtimi i indeve dhe enëve të gjakut nga Covid-19, trajtimi me kortikosteroide, nivelet e  larta të diabetit në popullatën më të prekur nga koronavirusi dhe, e rëndësishmja, ekspozimi më i përhapur ndaj kërpudhave në mjedis janë faktorë të situatës që po shohim në Indi.

Sfidat e trajtimit

Në shumë vende perëndimore, janë regjistruar raste në rritje të një infeksioni tjetër të kërpudhave Aspergillosis, te  pacientët me simptoma të rënda të Covid-19, që kishin nevojë për kujdes intensiv dhe kishin marrë kortikosteroide. Kjo kërpudhë gjendet gjithashtu në mjedis por i përket një familje tjetër.

Ndërsa Aspergillosis është  kërpudha oportuniste më e zakonshme në të gjithë botën, dhe ka teste për të diagnostikuar shpejt këtë infeksion. Por ky nuk është rasti me mukormikozën. Rreth gjysma e pacientëve të prekur kanë gjasa të vdesin  dhe  shumë prej tyre do të kenë probleme të përhershme, raporton abcnews.al

Diagnostikimi dhe ndërhyrja në kohë është shumë e rëndësishme. Kjo përfshin kontrollin e sheqerit në gjak, heqjen urgjente të indeve të vdekura dhe trajtimin e ilaçeve antifungale. Por për fat të keq, shumë infeksione diagnostikohen vonë  dhe  qasja në trajtime është e kufizuar. Ky ishte rasti në Indi para Covid-19 dhe kërkesat aktuale për sistemin shëndetësor vetëm do t’i përkeqësojnë gjërat.

Kontrolli i këtyre infeksioneve të kërpudhave do të kërkojë rritje të testeve më të mira për t’i diagnostikuar ato në kohë, gjithashtu fokus në kontrollin e diabetit dhe përdorimin e kortikosteroideve siç duhet. Pacientët duhet të operohen në kohë dhe të trajtohen me antifungale.

Por gjithashtu duhet të ketë më shumë hulumtime në parandalimin e këtyre infeksioneve. /abcnews.al

 

Shtuar 20.05.2021 13:30