Në një intervistë televizive, aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Edmond Halili, ka bërë një rrëfim sa i përket karrierës së tij në skenë.
Në 50 vitet e tij në skenë, aktori i humorit spikati për interpretimet krah emrave të mëdhenj të humorit si; Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Zef Deda etj.
Të lidhura
None found
Kësaj here, artisti erdhi në një intervistë ndryshe, ku ndau me publikun raportin që ka me dy djemtë e tij dhe bashkëshorten.
“Ne jemi si familje humoristësh, unë kam dy djem, kam dhe një grua me letra domethënë. Jam penduar për djalin e madh që nuk e bëra aktor se duke parë që aktori nuk ka ndonjë fitim të madh këtu.
Jam baba i jashtëzakonshëm dhe shtëpiak i tmerrshëm edhe pse s’ma beson asnjë këtë. Në lagje madje kur më shohin më thonë, si nuk vajte njëherë me duar bosh në shtëpi.
Gruan e kam nga Fieri, në fillim nuk kuptoheshim për shkak të dialektit. Unë dhe ajo jemi njohur në një dasëm ku ishim të ftuar”,- kështu shprehet aktori.
