Majlinda Brakaj është shefja e kuzhinës që ka fituar mbi 38 medalje. Ajo është nga Fieri, por karrierën e ka zhvilluar në Greqi.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Majlinda tregoi vështirësitë e shumta që hasi gjatë gjithë kësaj kohe, por që ia doli.
Tashmë, ajo është e martuar dhe jeton në Luksemburg, pas divorcit nga martesa e parë, ku ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar me sekretaren.
“Kam ikur nga mali për në Greqi. Isha munduar dy herë dhe im atë më thotë, nëse ikën prap nga shtëpia nuk do të jesh më vajza e familjes.
Isha me një grup shoqërie nga puna. Edhe i thash: ‘Baba unë do iki nëse nuk më ecën do hidhem nga mali që vetëm ti të jesh krenar për mua’.
Atëherë ka qenë shumë e vështirë, pasi në vitet 90 racizmi ishte shumë i ndjeshëm. Nëse nuk ishe e krishterë dhe ishe myslimanë ishte problem për ta.
Madje, unë mezi kam çuar vajzën në shkollë se nuk e pranonin se ishte shqiptare. I thoshin ik nga këndi i lojrave të luajnë një herë fëmijët grekë pastaj ti, se janë shqiptarët.
Shkova për të regjistruar vajzën për shkollën e dizajnit dhe më thanë që kanë një vend në kuzhinë. Unë pranova menjëherë se mamaja ime ka qenë kuzhiniere dhe e kisha me pasion.
Kështu nisa shkollën dhe isha nxënësja më e madhe e klasës. Tashmë kam fituar mbi 38 medalje në kuzhinë”, tregoi ndër të tjera Majlinda./abcnews.al/