Presidenti Ilir Meta ka zbuluar disa detaje nga marrëveshja Rama-Basha më 17 maj të vitit 2017.
Meta tha se Rama dhe Basha u morën vesh në 17 maj që maxhoranca të kapte pushtetin lokal përmes bojkotit, të gjitha institucionet që zgjidheshin nga Parlamenti.
Presidenti shtoi po ashtu se Rama dhe Basha ishin marrë vesh që të kapej ekonomia shqiptare nga një grup oligarkësh.
Ai shtoi se 17 maji i ardhshëm do të jetë ndryshe, pasi opozita nuk do ta harrojë atë marrëveshje.
“Në 5 vite përfituan një grusht oligarkësh, ndërsa humbi familja e thjesht shqiptare”, tha Meta.
Komentet Meta i bëri teksa doli me urgjencë në një konferencë për shtyp./albeu.com/