Rrahu policët e komisariatit 2, prangoset djali i Ismet Drishtit

Djali i Ismet Drishtit është arrestuar pasi është përfshirë në një incident me punonjësit e policisë.

28-vjeçari Agim Drishti nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin e tij në flagrancë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com/