Rrahu komisionerin në Dibër, policia shpall në kërkim 40-vjeçarin

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur votimet në gjashtë Bashkitë e vendit, të mbetura pa kryetar.

Gjatë votimeve është shënuar një incident në procesin zgjedhor në Dibër.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”./albeu.com/


Shtuar 6.03.2022 19:55

koment