Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 52 vjeç, banues në fshatin Aliko, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij…”-njofton policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sarandë/Vihet në pranga një 52-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 52 vjeç, banues në fshatin Aliko, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/