Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë vuajtur nga duart e tre banditëve, të cilët i rrahën, i lidhën dhe u lidhën gojën për t’i grabitur. Ngjarja ka nddhur në fshatin Drymos të Vonicës, Greqi.
Mediet greke bëjnë me dije se brenda pak orësh u bë arrestimi i njërit prej autorëve, një 32-vjeçar me origjinë shqiptare.
Tre sulmuesit, të cilët kishin të mbuluar tiparet e tyre, hynë në shtëpi në orët e para të së enjtes nga një dritare e pasiguruar, rrahën dhe imobilizuan me thikë 60-vjeçarin, të cilin më pas e lidhën me nënën e tij të moshuar dhe i mbyllën gojën. Më pas ata morën 800 euro, një çek 3500 euro dhe një celular dhe u larguan.
I plagosuri ka arritur të çlirohet dhe të lajmërojë Policinë, ndaj kanë mbërritur menjëherë efektivët e repartit Aktiou-Vonica dhe kanë nisur hetimet.
Pasditen e së enjtes, u bë arrestimi i 32-vjeçarit shqiptar, ndaj të cilit u krijua një dosje për vjedhje dhe plagosje të rrezikshme trupore në shkallën e krimit dhe u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Lefkadë, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë dy bashkëpunëtorët e tij./Albeu.com/