Rrahën gratë, dy të arrestuar në Elbasan dhe Gjirokastër

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

Ai do të merret në pyetje për shkaqet, të cilat e çuan atë deri në përdorimin e dhunës.

Edhe në qytetin e Elbasanit, policia ka arrestuar një 52-vjeçar. Ai akuzohet se ka  dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke e vënë atë në pranga.

Autori tashmë do merret në pyetje dhe do japë sqarime të hollësishme për arsyet, të cilat e çuan drejt aktit të dhunshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

/Albeu.com/


Shtuar 3.09.2023 11:18