Rrahën e më pas plagosën me armë 20-vjeçarin në lokal, identifikohen dy autorët shqiptarë

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalkidhiki të Greqisë ku një 20-vjeçar është rrahur brutalisht dhe më pas është plagosur me armë zjarri.

Sipas mediave greke, protagonistë të kësaj ngjarje janë dy shqiptarë, secili 21 dhe 29 vjeç. Sherri ka nisur pak pas mesnate, në të gdhirë të së dielës, ku shtatë persona kanë zbritur nga makinat dhe kanë sulmuar 20-vjeçarin i cili ishte i ulur në një kafene në Pefkochori.

20-vjeçari u përpoq të arratisej brenda dyqanit, por tre nga autorët e ndoqën, e arritën dhe e goditën me grushte e sende të forta, ndërsa njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në kofshën e djathtë. Pasi e plagosën, grupi i të rinjëve u larguan me shpejtësi.

Nga hetimi i kryer nga Policia, dy nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit janë dy shqiptarë, të cilët thuhet se i përkasin një grupi kriminal gjobëvënësish dhe që japin para me fajde në Selanik. 21-vjeçari u lirua nga burgu tetorin e kaluar, ndërsa ai po gjykohet në shkallën e 2-të për tentim vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të sotëm janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit, pasi i riu ishte aksioner në lokalin ku edhe u plagos. Ndërkohë Policia greke po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar autorët.


Shtuar 4.07.2021 22:59