Motra e Courtois i kërkon falje Spinazzolas

Valeria Courtois, motra e portierit të Belgjikës, Thibo Courtoi, ka kërkuar falje për reagimin e saj ndaj Spinacolës, në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Europianit.

Futbollisti italian pësoi një lëndim në thembrën e Akilit, duke u detyruar të largohej me barelë nga fusha.

Mirëpo, në momenti që pësoi lëndim, Valeria kishte postuar një foto, duke pretenduar se Spinazzola po mashtronte vetëm që të përfitonte minuta.

Pas ndeshjes, motra e portierit të Belgjikës e kuptoi se sa i rëndë ishte lëndimi, duke kërkuar falje.

“Më vjen keq që Europiani përfundoi kështu për Spinacolën. Kërkoj falje për reagimin tim dhe shpresoj që të shërohet sa më shpejt”, ka shkruar Valeria Kurtua.

Shtuar 4.07.2021 23:00