Është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Kamzës, 34-vjeçari E.T i cili sëbashku me shokun e tij 33-vjeçarin R.N pas një konflikti me një punonjës policie që ndodhej jashtë shërnimit, e kanë goditur me grushte këtë të fundit dhe i kanë marrë armën.
34-vjeçari E.T është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë sëbashku me armën që i kishte marrë policit, ndëkrohë që shoku i tij po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.
Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.
34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.