Meshkujt e fisit Fifi janë përfshirë një muaj më parë në një konflikt me efektivët e policisë në Mamurras.
Një muaj pas përplasjes që ndodhi në Mamurras, mes punonjësve të Policisë dhe anëtarëve të fisiti Fufi, burime bëjnë me dije se është arrestuar në Tiranë, një prej protagonistëve të sherrit.
Bëhet fjalë për shtetasin Florian Gega, i cili ka qenë një prej personave që së bashku me Fufët kanë rrahur me sende të forta punonjësit e policisë.
Si pasojë e përplasjes që ndodhi në 13 Prill në Mamurras mbeti i plagosur Nikolin Fufi, dhe dy punonjës të Policisë, ndërkohë që autor ishte një efektiv, i cili u la më pas i lirë nga Gjykata.