Roma triumfon me përmbysje ndaj Ajax (VIDEO)

Roma ka arritur të rikthehet nga disfata në Amsterdamin.

Në ndeshjen ndërmjet Ajaxit dhe Romës pati spektakël, holandezët avancuan me golin e Klaassen në min (39′).

Por, ishte Dusan Tadic që dështoi të shënojë nga penaltia për të dyfishuar avantazhin. Pastaj, Lorenzo Pellegrini shënoi nga goditja e dënimit në min (57′).

Në fund, kur u mendua se gjithçka po përfundonte barazim, në skenë doli mbrojtësi Ibanez, i cili shënoi gol në min (87′).

Roma fiton në transfertë 2-1 dhe hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales.


Shtuar 8.04.2021 23:16