“Sulme personale”, Basha denoncon live kryeprokuroren eTiranës

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj janë përfshirë sot në një debat live, në emisionin ‘Real Story’. Ndërsa për Bashën Imeraj është një ikonë e krimit dhe e korrupsionit, kjo e fundit I konsideroi akuzat si sulme personale të kryedemokratit.

Në përgjigje të saj Basha u shpreh se ajo c’ka paraqet interes për të, është që fati I reformës në drejtësi të shkojë përapara.

“Edhe dosjet e porositura nga Edi Rama dhe oligarkët që e mbështesin zonjën në fjalë kanë shkuar në gjykatë dhe kanë treguar se sa të motivuara politikisht ishin, por unë i kam thënë publikisht që ky nuk është shqetësimi im personal sepse ato ishin gjëra që ashiqare bëheshin me urdhra politikë. Fati i saj personal nuk më intereson fare,zero. Se kush është ajo e dinë të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Tiranës e të Shqipërisë, po as kjo s’më intereson, zero.

Mua më intereson që reforma në drejtësi të ecë përpara dhe sot nuk ka partner strategjik që nuk e ka kuptuar se ai vendim i kundërshtuar 8 orë nga përfaqësuesisht ndërkombëtar është një goditje e rëndë për besueshmërinë e reformës në drejtësi. Po ky nuk është lajtmotivi. I kemi denoncuar të gjithë rastet ky është i fundit dhe po ju them “ u shpreh Basha.


Shtuar 8.04.2021 11:04