Mëngjesin e sotëm IKMT ka nisur aksionin e prishjes së 4 banesave të tjera në lagjen “ 5 Maj” në kuadër të procesit të rindërtimit.
Banorat vazhdojnë të jetë të revoltuar dhe kërkojnë të bëhet një marrëveshje sipas ligjit.
Në një prononcim për mediat ata thonë se po u merren shtëpitë me forcë edhe pse janë të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme. Mësohet se nga 4 shtëpitë e planifikuara për tu shembur, vetëm njëra ka rënë dakort me marrëveshje.
“Nuk po shkëmbehet pronë këtu, po vidhet”-u shpreh një nga banoret.
Banorët e lagjes “5 maj”: Ataa duhet të më trokasin në derë me avokat dhe të shkëmbehet prona. Kjo është vjedhje e pronës, të dal unë pas 40 vitesh e të pres të marr banesë sociale. Çfarë kërkojnë këta njerëz në pallat?
Shtëpinë e kam me dokumente, po e shembin pa vendim.
Është shtëpia ime mor zotëri!
-Ka ardhur një ushtri të na prishë shtëpitë me forcë, kanë ardhur që në 6 të mëngjesit. Jemi në process gjyqesor, nuk kemi rënë dakort me firmën ndërtuese.
Aty është dhe një biznes dhe nuk e vlerësojnë si të tillë. Unë e kam me hipotekë e tapi të vitit 1991.
-Kjo është luftë me civilët, kam 40 vjet këtu, është masakër! I kam lënë të gjitha brenda.