Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së martës pamje nga procesi i rindërtimit në Laç.
Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.
“MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, është shprehur Rama në Facebook./albeu.com/