Lufta sjell edhe mite. Një prej tyre është në Ukrainë. Njihet si “pilotit fantazmë” nga Kievi. Askush përveç disave nuk e di emrin e vërtetë të pilotit ukrainas, i cili, sipas raportimeve, rrëzoi gjashtë avionë luftarakë rusë brenda një dite dhe është bërë legjendë për bashkatdhetarët e tij.
Në fakt, ish-presidenti Petro Poroshenko ka postuar në llogarinë personale në Twitter foton e “hakmarrësit”, që sipas mediave të huaja është e vërtetë.
Ai u bë shpejt heroi i bashkatdhetarëve të tij, ndërsa video të ndryshme tregojnë një MIG 29 që kalon qiellin mbi Kiev. Gjashtë betejat ajrore në të cilat u përfshi “Fantazma” dyshohet se u zhvilluan në vetëm tridhjetë orë, diçka që pilotët me përvojë e kanë shumë të vështirë të ketë ndodhur.
Është e vështirë, por jo e pamundur, thonë ukrainasit që hyjnizojnë hakmarrësin e tyre për rrëzimin e dy Sukhoi-35, një Sukhoi-27, një MIG 29 dhe dy Sukhoi-25.
Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës postoi një foto me “fantazmën e Kievi” dhe shkruan duke njoftuar rikthimin e ti: “Përshëndetje përbindëshat rusë, unë vij për shpirtrat tuaj!”