Rikthehet dimri, mali i Dajtit zbardhet nga dëbora

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës edhe në malin e Dajtit, por jo vetëm.

Mëngjesin e sotëm Mali i Dajtit dhe Vargmalet e Skënderbeut janë mbuluar nga dëbora deri në rrëzë të malit.

Në anën tjetër Meteoalb bën me dije se sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Shtuar 15.03.2021 09:03

Tags: ,