Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në juglindje të vendit në lartësinë mbi 1100 metër.
Në fshatin turistik të Dardhës janë regjistruar reshje me intensitet të lartë, të cilat vijojnë ende, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar rreth 5 cm.
Edhe në zonën e Voskopojës kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Në aksin rrugor Korçë – Kapshticë ka rreshje me intensitet të ulët, ndërsa në terren ka borëpastruese që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e të gjitha zonave. Aktualisht nuk ka probleme në qarkullim