Territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje dëborë në verilindje dhe reshje të pakta shiu në veriperëndim.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë celsius deri në 18 gradë celsius.
Era do të fyejë mesatarisht më shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë dallgëzim në det deri në tre ballë.
Sot dhe nesër do të ketë prezencë më të dukshme të vranësirave në territor. Të dielën vranësirat do të jenë më të shtuara, por sërish reshjet do të jenë në sasi të pakta.
Duke filluar nga e hëna, 27 dhjetor, sasia e reshjeve do të jetë më e konsiderueshme dhe reshje nuk do të kemi më pas ditës së mërkurë.
Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/
/albeu.com /