Rikativizohet sërish një vatër zjarri në Gjirokastër (VIDEO)

Pas shuarjes së zjarreve në Gjirokastër, është riaktivizuar sërish një vatër. Zjarri është riaktivizuar në fshatin “Arshi Lëngo” dhe ka përfshirë kodrën e Shën Triadhes.

Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha sot se në Gjirokastër situata paraqitet mirë dhe se zjarret janë eleminuar.

Ditën e djeshme në këtë qytet zjarret kanë qenë të frikshme pasi iu afruan shumë banesave. Banorët e disa fshatrave u evakuuan, një 64-vjeçar në fshatin Asim Zenel humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rendë pasi ka marrë djegie të shkallës së tretë./albeu.com

 


Shtuar 4.08.2021 12:04