Pas 11 ditëve kaos me rrugët dhe izolimit të juglindjes së Shqipërisë, është rikthyer sot (3 mars) qarkullimi i automjeteve me një aks të përkohshëm.
Në orën 11:38, mësohet se është rihapur zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës, rruga Librazhd-Prrenjas, duke i dhënë fund bllokimit të përkohshëm që krijoi vështirësi për qindra drejtues mjetesh.

Segmenti në fjalë, pjesë e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, ishte bërë i pakalueshëm pas dëmtimeve të shkaktuara në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.
Pas ndërhyrjeve intensive në terren dhe krijimit të kushteve të sigurta për lëvizje, autoritetet dhanë sinjalin për rifillimin e qarkullimit.
