Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, ka rinisur Operacioni “Albania”.Sipas rap ortimeve, anija patrulluese “Cassiopea” – që i përket Forcave të Patrullës së Mbrojtjes Bregdetare – ndodhet në ujërat pranë Lampedusas – gati për të ngarkuar emigrantët që do të transferohen në qendrat e Shëngjinit dhe më pas në Gjadër.
Në rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të dërguar në objektet shqiptare.
Më 6 nëntor 2023, kryeministri Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshjen për strehimin e emigranteve që vinin nga Afrika e Jugut drejt Italisë, në Shqipëri.
Disa herë qeveria italiane u ndalua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Ajo u fut në një betejë më gjykatat, për shkak të listës së vendeve të origjinës së azilkërkuesve.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të kishte një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.
Gjithashtu, në një konferencë më 9 janar 2025, kryeministrja Meloni tha se gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende, por mund të motivojë çështje specifike.