Rezultoi pozitiv me Covid-19, i dënuari në burgun e Drenovës niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar

Një i dënuar që vuan dënimin në burgun e Drenovës ka rezultuar pozitiv me covid 19. Sipas informcioneve ai është transferuar drejt tiranës për ndihmë më të specializuar ditën e djeshme, pasi ka pasur simptoma te rënda, si mungesë oksigjeni dhe probleme me frymarrjen.

Nga informacionet mësohet se gjatë kësaj jave disa të burgosur kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në këtë institucion, por në gjëndje të stabilizuar.

Në ambinetet e burgut të Drenovës janë marrë masat me qëllim parandalimin për përhapjen e virusit tek të burgosurit e tjerë. Pëe këtë disa nga të prekurit me covid janë karantinuar me qëllim për mos e përhapur virusin tek të dënuarit e tjerë./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 10:56