Njohja e patentave në Itali, ministrja e Ramës jep lajmin e mirë edhe nga Gjermania

Patentat e automjeteve të dhëna në Shqipëri do të njihen së shpejti edhe në  Gjermania, teksa pritet të lidhet një marrëveshje e ngjashmesi ajo me Italinë.

Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e sotme nga vetë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, në ABCNews.

Ministrja tha ndër të tjera se është marrë drita jeshile për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë ndërsa shtoi se po negociohen disa teknikalitete.

“Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete. Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve.”

Por kur do të hyjë në fuqi marrëveshja e bërë me Italinë për patentat e cila është botuar edhe në Fletoren Zyrtare? Ministrja shpjegoi se pala tjetër ka procedurat e veta, dhe se në 60 ditë do të njoftohen 20 rajonet e Italisë mbi teknikalitet e marrëveshjes.

“Pala tjetër ka procedurën e vetë për miratim apo ratifikim. Pala italiane duhet të njoftojë të 20 rajonet mbi teknikalitetet e marrëveshjes. Hyn në fuqi në Itali për të paktën 60 ditë.”

Shtuar 30.03.2021 10:03