Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta të rundit të dytë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990.
Këto janë rezultatet e disa prej komunave:
Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK 479 vota, Mimoza Kusari nga LVV 403 vota.
Drenas: Ramiz LLadrovci nga PDK 307 vota, Driton Ajazi nga DD 233 vota.
Kamenicë: Qëndron Kastrati nga PSD 113, Kadri Rahimaj nga LVV 136 vota.
Vushtrri: Xhafer Tahiri nga LDK 176 vota, Ferit Idrizi nga PDK 232 vota./express