Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përplasur ashpër në Kuvend ndërsa diskutohej Rezoluta për Ukrainën.
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi rezolutën e propozuar nga deputetë e PD dhe PS si defiçente.
Ai tha se brenda në rezolutë duhet të përfshihet edhe denoncimet kundër Ballkanit të Hapur dhe Vuçiçit të cilët i shërbejnë Rusisë.
Berisha: Çështja tjetër që del këtu është çështja e Ballkanit të hapur. Po kaq kriminel është dhe Vuçiç. Pritet që ai të jetë një faktor paqeje dhe Ballkani i hapur të mos jetë në funksion të interesave të Rusisë dhe Serbisë është gabim i madh shumë. Zotëria që iku dhe la këti T shirtin e ka si vëlla Vuçic dhe ndaj su lejon të thoni një fjalë të vetme për Ballkanin e hapur. Nëse ne denoncojmë Ballkanin e hapur dhe negociatat në mbështetje të Rusisë që Putini po realizon në Ukrainë ne bëjmë thjeshtë detyrën tonë si njerëz të qytetëruar.
E menjëhershme ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e cilësoi të turpshëm qëndrimin e Berishës.
Ai tha se rezoluta e Shqipërisë është në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE ku dënohet agresioni rus në Ukrainë dhe mbështetet sanksionet e perëndimit ndsaj Rusisë.
Balla: Rezoluta e Shqipërisë është në të njëjtën linjë me kongresin amerikan dhe me BE-në. Halli jot nuk mund të jetë halli i këtij kuvendi. Sa i përket rezolutës, dëgjoje mos e ul kokën, rezolutat dënon agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, dhe shkeljen territoriale të Ukrainës. Prandaj ajo që është e nevojshme, ata që e kanë zemrën dhe mendjen në vendin e duhur të mbështesin qeverinë shqiptare në bashkërendim me SHBA dhe BE në mbështetje të Ukrainës. Kush ka dy pare mend jo ai që foli të mbështesim sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të marra ndaj Federatës ruse. Bëjmë thirrje të ndalohet menjëherë përdorimi i forcës ushtarake ruse në Ukrainë dhe tërheqja ushtarake. Nuk e di se çfarë i mungon kësaj rezolute, ku ne dënojmë krimet e luftës dhe shkaktarët e këtij agresioni të përballen me gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Ne shqiptarët kemi një minoritet që jeton në zonën e Odesës, lidhjet vëllazërore me popullin ukrainas duhet të jenë me qëndrime korreket. Si mund të ketë pas Shqipëria një njeri si ai aty që ka pasur një njeri si president dhe kryeministër dy herë’, tha Balla.
Por Berisha i cilësoi deputetët socialistë si vasalë të Vuçiçt dhe skllevër të tij, për sa kohë nuk flasin për Ballkanin e Hapur.
Berisha: Çfarë jeni ju more vasalë, skllevër që ulni kokën para një tirani, që s’ka fuqinë e carit të Rusisë, por që vendi i tij është në Hagë.