Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar për nivelin e ulët të rrogave të punëtorëve.
Braçe thotë se e vetmja arsye që ka mungesë punëtorësh në tregun e punës, është niveli mizerabël i pagave.
Ai bën gjithashtu një pasqyrim të pagave mesatare në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, duke nxjerrë në pah të vërtetën rrënqethëse ku ndodhet punëtori shqiptar.
Postimi i Erion Braçes:
Punëtorë kërkoni?Rrituni rrogat dhe do i keni.Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!
Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;
Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.
Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!Kush ankohet se nuk gjen punetore, të rrisë rrogat e tyre dhe do i ketë!Në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë.
Por, shumica derrmuese e punetoreve ne sektoret me punesim masiv-bujqesi, industri, ndertim, tregeti, transport, sherbime hotelerie e ushqimi, kane nje rroge me te vogel se rroga mesatare mujore;
Me e keqja, edhe sipas grup profesioneve, perseri ne secilin prej sektoreve, punetoret paguhen me rroga nen mesataren mujore:Bujqesia paguan nje rroge mesatare mujore prej 35. 887 leke, Industria 48. 093 leke, Ndertimi 42. 505 leke, Tregetia, Transporti, Sherbimet etj 43. 034 leke.
Me e keqja akoma eshte se tatimi progresiv mbi rrogat nis qe me rrogen 30. 001 leke.Me e keqja fare eshte se keto rroga paguhen edhe ne sektore me norma fitimi te larta si ndertimi, me cmime ne rritje dhe jo per shkak te punetoreve!
Dite me pare, me hyrjen e masave te reja ne kufij, degjova punetoret shqiptare ne sektorin e ndertimit ne Malin e Zi se paguheshin me 20 euro/dita.Shiheni me sa paguhet i njejti punetori ketu;Ndaj nuk gjeni punetore.
Rritini rrogat, përmirësoni kushtet e punës!
Ne duhet te rrisim rrogen minimale, te vendosim nivelin e ri minimal te tatueshem e shkallet e reja te tatimit progresiv per te mbrojtur punetoret dhe shtresen e mesme;40 mijë lekë rroga minimale dhe duhet bërë tani./albeu.com