Reshjet e dendura, Balla paralajmëron zonën e Divjakës për përmbytje! Kush rrezikon

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paraljmëruar banorët e zonës së Divjakës për përmbytje masive.

Paralajmërimi i tij ka ardhur nisur nga situata e krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin.

Balla teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin, i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe zonat e tjera përgjatë Shkumbinit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Papër Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve ��� në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 17:48