Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq në vendtin tonë, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht.
Autoritetet vendore kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nga reshjet e borës, ndërsa raportohet për 6 fshatra të bllokuara në Qarkun e Dibrës.
Këto fshatra janë të njësive të thella të Lurës, Sllovës, Kalajës së Dodes, Ostrenit dhe Trebishtit.
Në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, lëvizet pa problem si Peshkopi-Tiranë, Kukës-Peshkopi, ndërsa 50% e rrugëve rurale lëvizet vetëm me zinxhir.
Energjia elektrike është rikthyer në të gjithë Qarkun e Dibrës.