Reshje të dendura shiu e dëborë, si mbyllet muaji nëntor

Sipas MeteoAlb, fundjava e fundit e muajit Nëntor do të sjellë vjeshtën tipike në territorin shqiptar ku vlerat minimale në zonat malore do të rregjistrohen 2 deri në 3 gradë celsius gjatë kësaj fundjave dhe maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 20 gradë celsius në zonat JugPerëndimore të vendit tonë.

Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në prezencën e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin kryesisht reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar ku herë pas here pritet që keto reshje të jenë edhe në formën e rrebesheve.

Ndërsa ditën e dielë kemi një pakësim të reshjeve, por pritet të kemi edhe shfaqje të reshjeve të borës këto në zonat Veriore dhe Lindore të territorit shqiptar.

 


Shtuar 28.11.2021 10:43