Mëngjesin e kësaj të premteje, qyteti i Elbasanit është zbardhur nga reshje të dendura breshëri.
Mësohet se breshëri ka shkaktuar dëme në bujqësi, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve.
Ndërsa në disa akse ka probleme me lëvizjen, e kjo për shkak të rënieve të gurëve.
Nga pamjet shihen reshje të dendura të shiut dhe breshrit.