Reshje dëbore në Lezhë, probleme me qarkullimin, bllokohen qytetarët në rrugën drejt Kishës së Laçit

Reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë qarkun e Lezhës, ku raportohet për bllokim të aksit rrugor që lidh qytetin e Laçit me kishën e Sh’na Ndoit.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të dëborës, kanë mbetur të bllokuara disa mjete që kishin shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë. Bëhet me dije se po punohet për pastrimin dhe kriposjen e këtij segmenti. Mjetet e bashkisë kanë ndërhyrë për të mundësuar zhbollikim e rrugës, ndërsa në akset e tjera nuk raportohen problematika.

Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve të cilët udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës, ta shmangin këtë segment rrugor pasi është bllokuar rruga në Qafë të Ulzës.


Shtuar 12.01.2025 17:38

Tags: ,