Kanadaja në alarm: Goditet nga vala e tretë e COVID-19

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau paralajmëroi se vala e tretë e pandemisë ka goditur vendin.

“Vendet në të gjithë botën po përballen me një valë të tretë shumë serioze të kësaj pandemie. Dhe tani është e njëjta gjë në Kanada”, tha Trudeau gjatë një konference për shtyp.

Numri i shtrimeve në spital po rritet me shpejtësi dhe shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, paralajmëroi kryeministri. Kanada regjistron pothuajse 5200 raste të reja të koronavirusit në ditë këtë javë,

Provinca më e populluar e Ontarios u vendos në një bllokim të kufizuar gjatë fundjavës dhe ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për futjen e masave më të rrepta. Më shumë se 23 mijë kanadezë kanë vdekur nga Covid deri më tani.


Shtuar 7.04.2021 09:04