Rënie gurësh dhe prurjet e përrenjve, ARRSH: Si paraqitet situata në rrugët e vendit

Prej ditës së djeshme, reshjet me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin duke sjellë dhe probleme. ARRSH njofton se ka pasur rënie gurësh dhe prurje përrenjsh që kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse në veri të vendit. Megjithatë njofton se tashmë qarkullimi është normalizuar.

Njoftimi i ARRSH:

Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin  gjatë natës

Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10

Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme

Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërpreje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet./albeu.com


Shtuar 27.09.2022 08:45