Rënia e shifrave në Shqipëri, Tomini zbuloi kur do të zbuten masat anti-covid

Shqipëria regjistroi sot numrin më të ulët të infektimeve, me vetëm 6 raste të reja nga 2020 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Edhe situata në spitale duket pozitive, ku numri i të shtruarve ka rënë në 57. Duke marrë shkas nga situata epidemiologjike dhe nga ritmi i vaksinimit, pyetja që shtrohet është se kur do të lirohen masat kufizuese dhe si do të jetë vera.

Eugena Tomini, zëvendësministre e Shëndetësisë, u shpreh në A2 se Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë dukë të rishikojë masat në javën e parë të qershorit.

“Komiteti vlerëson situatën epidemiologjike. Duke pasur një ecuri të qëndrueshme të rasteve pozitive dhe atyre që kërkojnë shtrim në spital. Në fillimin e javës së parë të qershorit do të rivlerësohen masat, ashtu siç diskutohen sa herë që mblidhet komiteti i ekspertëve”, ka deklaruar Tomini.

 

Shtuar 24.05.2021 21:56