RENEA nga ajri, FNSH dhe Shqiponjat nga toka! Policia “mobilizohet” për kapjen e autorëve të krimit në Rrëshen

Policia ka dalë me një njoftim të dytë në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen dhe plagosjen e tre personave të tjerë, ndërsa ishin duke pirë kafe.

Në noftim thuhet se kërkimet për autorët e krimit po bëhet nga toka dhe nga ajri, ndërkohë që vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Po ashtu, grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

Lexo edhe: DINAMIKA/ Një i vrarë dhe tre të plagosur! Krimi në mes të Rrëshenit, dalin pamjet e makinës së djegur

Njoftimi i policisë

Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”  dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në Komisariat, një numër i madh personash, për t’u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 26.09.2023 14:42